Huawei Mate 30 vjen në vjeshtë

Mobile

Huawei Mate 30 vjen në vjeshtë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 19:14
Huawei Mate

Huawei sapo ka prezantuar telefonat e fundit premium - P30 dhe P30 Pro, por kompania po punon tashmë për trashëgimtarët e Mate 20 dhe Mate 20 Pro.

Kjo u konfirmua nga zyrtarët e kompanisë nga departamenti në Malajzi. Modeli Mate 30 tashmë është duke u testuar në impiantet e Huawei-së. Pritet që familja Mate 30 e telefonave të lansohet  në shtator apo tetor, sipas zyrtarëve të kompanisë.

Linja Mate 30 do të përdorë procesorin Kirin 985 që mund të krijohet në procesin 7nm EUV. Krahasuar me Kirin 980, procesori i ri duhet të sjellë shpejtësi të përmirësuar për performancë më të mirë, por kryesisht do të përdorë të njëjtën arkitekturë CPU dhe GPU. Gjithashtu, Kirin 985 do të ketë një modem të integruar 5G.

Mbetet për t'u parë se çfarë Huawei planifikon për sistemin e kamerës në Mate 30, dhe disa sugjerojnë se Mate 30 Pro do të ketë pesë sensorë në anën e pasme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat