Xiaomi Mi 9 Explorer në krye të listës AnTuTu për performanca për muajin mars

Mobile

Xiaomi Mi 9 Explorer në krye të listës AnTuTu për performanca për muajin mars

Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:34
Xiaomi Mi 9 Explorer

Çdo muaj, sajti për benchmarking AnTuTu e publikon një listë të Top 10 pajisjeve në bazën e vet, të cilat i kanë arritur rezultatet më të mira. Lista e marsit tani ka arritur dhe me këtë rast e kemi një lider të ri telefonik - Xiaomi Mi 9 Explorer, i cili e ka tejkaluar kampionin e shkurtit - Xiaomi Mi 9, raporton GSMArena.

Kur shikohet lista për muajin mars, nëntë prej 10 telefonave kanë çipset të krijuar në një proces që është më pak se 10 nm, ndërsa vetëm Nubia Red Magic Mars e përdor çipsetin Snapdragon 845 të vitit të kaluar.

Xiaomi i zuri dy vendet e para në listën e AnTuTo për muajin mars, ndërsa telefoni i ri për gaming Vivo renditet i treti. Duhet të theksohet se Vivo iQOO Monster vjen me 12GB RAM dhe 256GB hapësirë për ruajtje, ndërsa iQOO i zakonshëm në vendin e gjashtë (me deri në 8GB RAM). Në mes modeleve Vivo janë Samsung Galaxy S10+ dhe S10, por nuk dihet nëse modelet e testuara janë me çipsetin Snapdragon 855 apo Exynos 9820.

Sajti kinez për benchmarking vuri në dukje se ende na pret një numër i madh i telefonave premium me Android, duke përfshirë Huawei P30 Pro, Oppo Reno dhe Meizu 16s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat