Redmi Y3 me kamerë të përparme 32MP

Mobile

Redmi Y3 me kamerë të përparme 32MP

Më: 11 prill 2019 Në ora: 17:52
Redmi Y3

Nën-marka e pavarur e Xiaomi, Redmi do të shtojë një telefon të ri në linjën e tij.

Redmi Y3 i ardhshëm, i cili mori një certifikatë Wi-Fi muajin e kaluar, është lënë të kuptohet në ‘cicërimën’ më të fundit të Manu Kumar Jain nga Departamenti Xiaomi India.

Nga certifikimi i muajit të kaluar, ne e dimë që telefoni do të përdorë MUI 10, bazuar në Android Pie.

Njoftimi më i ri në Twitter tregon për kamerën e përparme me një sensor 32MP.

Spekulimet sugjerojnë se telefoni mund të arrijë si një version Pro i modelit ekzistues Redmi 7.

Çmimi dhe data e publikimit të telefonit nuk janë të njohura ende dhe më shumë detaje mund të priten së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat