Të rejat që do sjellë versioni i ri ‘iOS13’ për iPhone

Mobile

Të rejat që do sjellë versioni i ri ‘iOS13’ për iPhone

Më: 15 prill 2019 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Sipas një raporti të fundit nga 9to5mac, versioni i ardhshëm i iOS për iPhone dhe iPad me shumë funksionalitete të reja ku ndërto përmenden “dark mode” universal, gjeste të reja përdorimi, ndryshime vizuale etj.

Dark mode duhet të funksionojë ngjashëm me atë në macOS Mojave. Përdoruesit do të kenë një “dark mode” të aplikuar në mbarë sistemin.

Aplikacionet që e suportojnë do të kalojnë automatikisht. Megjithatë mbetet në duar të zhvilluesve të palëve të treta të mbështetin funksionin.

Megjithatë në Facebook, Instagram, Gmail apo Amazon do të ishte e padobishme. Ndryshimi tjetër i madh është se mund të hapni dritare të shumëfishta për të njëjtin aplikacion në iPad.

Aktualisht përdoruesit mund të hapni dy tabe të Safari dhe ti vendosin në ekran njëherazi por mesa duket Apple ka plane më të avancuara për këtë funksion.

Çdo dritare e re do të shfaqet si një kartë që mund ta zhvendosni apo edhe ta mbyllni plotësisht.

Funksione të tjera të iOS 13 do të jenë përmirësime të vogla të cilat duhet ta bëjnë sistemin operativ më pak frustues. Për shembull vjen me gjeste të reja. Në vend që të tundni telefonin për të anuluar një veprim, përdoruesit mund të tërheqin me tre gishta në tastierën virtuale për të anuluar apo rivendosur një tekst të shkruar.

Disa aplikacione si Mail dhe Reminders do të përditësohen gjithashtu. Klienti e-mail do të rëndisë mesazhet në kategori të ndryshme si Gmail.

Së fundi dritares së volumi i ka ardhur fundit. Apple mund ta zëvendësojë me një indikator tjetër më të lehtë vizualisht.

Në tërësi funksioni më interesant mbetet ajo e lançimit të dritareve të shumëfishta të aplikacioneve. Mbetet për tu parë sesi Apple do ta implementojë apo çfarë mund të bëjmë me të.

Kalimi nga një qasje tradicional me një aplikacion dhe një dokument mund të hapë horizonte të reja mundësish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat