Google paralajmëron 'diçka të madhe' për linjën Pixel

Mobile

Google paralajmëron 'diçka të madhe' për linjën Pixel

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:32
Nokia mobile

Duket se nuk do pritet vjeshta që të mësojmë për pajisjet Pixel, pasi Google ka lëshuar një ‘teaser’ në të cilin premton se "diçka e madhe vjen në ekosistemin Pixel" më 7 maj.

Ka shanse të mëdha që do të shohim telefonat e ri Pixel 3a, transmeton KosovaPress.

Google kohët e fundit sugjeroi ekzistencën e Pixel 3a dhe 3a XL, dhe 7 maji përkon me konferencën e kompanisë për zhvilluesit.

Nëse telefonat Pixel 3a në fakt dalin muajin e ardhshëm, ne kryesisht e dimë se çfarë mund të presim nga pajisja.

Pixel 3 a do të ketë ekran 5.6-inç, procesor Snapdragon 670, 4GB RAM dhe kamerë 12MP me funksionin Pixel Visual Core, të cilin e ka edhe Pixel 3 premium. Nga ana tjetër, Pixel 3a XL duhet të ketë ekran 6-inç dhe procesor  Snapdragon 710.

Google ka në plan të bëjë linjën Pixel edhe më të përballueshme, pas disa vitesh të rritjes së çmimeve për pajisjet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat