Google paralajmëron një telefon të ri Pixel për shtatë maj

Mobile

Google paralajmëron një telefon të ri Pixel për shtatë maj

Më: 16 prill 2019 Në ora: 20:34

Telefoni më i ri Pixel, mund të jetë shumë afër prezantimit.

Disa javë para konferencës së përvitshme I/O, Google ka vënë një shënim të pa pritshëm, ku shkruante “diçka e re do të vije më shtatë maj nga Pixel”.

Shënimi është përcjelle me një pjesë të shkurtër të filmit “Avengers: Endgame” ku shfaqen disa skena, krahas të cilave personazhet kryejnë veprime të ndryshme me telefona.

Megjithëse në këtë pjesë, nuk tregohet asgjë lidhur me telefonat e ri, ekepsertët e teknologjisë, pretendojnë se mund të prezantohen Pixel 3a dhe Pixel 3a XL.

Këta dy telefona janë përfolur gjatë, ndërsa besohet se Google më në fund do t’i prezantojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat