Samsung: Galaxy S10 i djegur, jo shkak i mosfunksionimit të pajisjes

Mobile

Samsung: Galaxy S10 i djegur, jo shkak i mosfunksionimit të pajisjes

Më: 1 maj 2019 Në ora: 07:02
Samsung: Galaxy S10

Galaxy S10 5G i djegur nuk është shkak i mosfunksionimit të pajisjes, thotë Samsung.

Pasi Galaxy Note 7 doli nga tregu për shkak të mosfunksionimit të baterive, Samsung implementoi kontrolle të avancuara të baterive për telefonat e mençur të tyre, për të siguruar që asnjë problem i tillë nuk do të ndodhte në të ardhmen.

Dhe kjo ka funksionuar: Nuk ka pasur raporte për ndonjë pajisje Galaxy të lansuar pasi që Galaxy Note 7 mori zjarr.

Megjithatë, një konsumator i Koresë së Jugut publikoi fotot e tij Galaxy S10 5G të djegur, duke thënë se telefoni ishte thjesht në tavolinë kur ai filloi të nuhas djegien dhe telefoni u përfshi nga tymi.

Galaxy S10 5G vjen me teknologji më të shpejtë të ngarkimit sesa çdo telefon i mëparshëm Galaxy, por është e pamundur të thuhet nëse kjo ishte arsyeja e djegies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat