OnePlus 7 Pro do të ketë ekran HDR10+

Mobile

OnePlus 7 Pro do të ketë ekran HDR10+

Më: 6 maj 2019 Në ora: 09:39
OnePlus 7 Pro

OnePlus ka njoftuar se telefoni i tyre i ardhshëm, OnePlus 7 Pro, do të jetë i pari që do të shfaqë një ekran me HDR10 +.

Për më shumë, kompania ka punuar me Netflix dhe YouTube për të siguruar që përmbajtja e tyre Mobile HDR të shfaqet në formën më të mirë në telefonin e ri OnePlus.

Pete Lau, CEO i OnePlus deklaroi, “HDR10 + është e ardhmja e jo vetëm e ekraneve televizive, por edhe e ekraneve të telefonave. Shpresojmë që pajisja jonë më e re do të vendosë një pikë referimi të re për industrinë e telefonave dhe do të hapë një botë të re vizuale për përdoruesit”.

Për shumë vite, prodhuesi ambicioz ka përdorur një panel 1080p me bazë AMOLED, i cili – ndonëse i gjallë dhe tërheqës – nuk ishte kurrë aq i mprehtë sa disa nga konkurrentët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat