Apple është akuzuar se mbivlerëson jetëgjatësinë e baterisë së iPhone

Mobile

Apple është akuzuar se mbivlerëson jetëgjatësinë e baterisë së iPhone

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:19
Apple

Sipas një raporti të ri të një grupi avokatësh në Britani, Apple dhe HTC e kanë tepruar me vlerësimet e jetëgjatësisë së baterive të modeleve të tyre. Në kontrast, Nokia, Samsung dhe Sony kanë dhënë shifra më modeste rreth jetëgjatësisë së baterive që ishin testuar.

Organizata “Which?” testoi nëntë modele iPhone dhe gjeti se të gjithë ishin larg pretendimeve të Apple për jetëgjatësinë e baterive. Në fakt Apple thotë se bateritë jetojnë 18 deri në 51% më shumë sesa rezultatet e Which?.

iPhone XR ishte telefoni me performacën më të dobët. Apple thotë se bateria e iPhone XR mbijeton për 25 orë bisedë ndërsa sipas Which? jo më tepër sesa 16 orë e 32 minuta. Statistika e Apple është 51% më e lartë.

Mbase Which? po përdor një metodë ndryshe nga ajo që përdorin prodhuesit në fjalë. Organizata arriti në përfundimin se telefonët e Sony kishin 21% më shumë jetëgjatësi baterie sesa pretendonte Sony. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat