Ja si ta bëni më të lehtë të shkruani me një dorë në ‘iPhone’

Mobile

Ja si ta bëni më të lehtë të shkruani me një dorë në ‘iPhone’

Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Përdoruesit e ‘iPhone’-it që preferojnë të shkruajnë me një dorë janë me fat, pasi iPhone në sistemin operativ ‘iOS 11’ mund t’i ofrojë atyre një mundësi më të lehtë të shkruajnë në këtë formë.

Përdoruesit e iPhone me iOS 11 ose sistem më të përditësuar mund të ndërmarrin hapat e mëposhtëm për të përdorur tastierën e tyre me një dorë.

Së pari ju duhet të shkoni në aplikacionin që dëshironi të shkruani dhe sigurohuni që tastiera është e hapur.

Pastaj shikoni në këndin e majtë poshtë dhe prekni e mbajeni gishtin tek fytyra e emoji-t ose simbolit të botës, varësisht se cila shfaqet.

Më pas, duhet t’iu shfaqet një faqe e re që shkruan sipër “Keyboard Settings” dhe në rreshtin e poshtëm do të shihni tri simbole të ndryshme të tastierës.

Prekni në simbolin në të majtë për të marrë një tastierë që është më e lehtë për t’u shtypur vetëm me dorën tuaj të majtë.

Prekni simbolin në të djathtë për të marrë një tastierë që është më e lehtë për tu shtypur vetëm me dorën tuaj të djathtë.

Pasi të keni mbaruar së përdoruri tastierën me një dorë, mund ta ktheni atë në normale në të njëjtën procedurë, vetëm se kësaj here përzgjedhni që ta bëni ‘Off’ opsionin ‘One-handed keyboard’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat