Shfaqen fotografitë dhe specifikat e Motorola One Vision para lansimit

Mobile

Shfaqen fotografitë dhe specifikat e Motorola One Vision para lansimit

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:03
Motorola One Vision

Sot, një uebfaqe gjermane, WinFuture, ka publikuar një set fotografish zyrtare të modelit të përfolur kohëve të fundit të Motorolës, One Vision. Po ashtu, ka zbuluar edhe specifikat e këtij smartfoni të ri.

Motorola One Vision pritet të vijë me ekran 6.3-inç LCD e rezolucion prej 1.080 x .2520 (FHD+) dhe raport të ekranit prej 21:9, procesor të Samsungut - Exynos 9609 me tetë bërthama e shpejtësi prej 2.2 GHz, shkruan phonearena.

Gjithashtu, One Vision do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë (12 megapikselë dhe e dyta ende nuk është zbuluar sa megapikselë është) dhe atë të përparme për ‘selfie’ prej 48 megapikselë, përmes të cilave do të mund të incizojë videot me rezolucion prej 4K. Po ashtu, pritet të vijë me 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, baterinë prej 3.500 mAh, skanerin për gishta në pjesën e pasme te logoja “M”, portin 3.5mm për kufje, si dhe do të ofrojë mbështetje për lidhjen Bluetooth 5.0 dhe do të punojë me sistemin operativ Android 9 Pie.

Image

Si një telefon Android One, Motorola One Vision do të marrë përditësime të softuerit për dy vjet. Do të vijë me ngjyrë të kaltër dhe të kafenjtë-bronz dhe pritet të zbulohet në Brazil më 15 maj.

One Vision pritet të jetë në dispozicion për blerje një ditë pas lansimit dhe po ashtu pritet edhe një version për SHBA. Sa i përket çmimit, One Vision thuhet se do të kushtojë 299 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat