Huawei pritet të nënshkruajë marrëveshje për mos spiunim?

Mobile

Huawei pritet të nënshkruajë marrëveshje për mos spiunim?

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:39
Huawei

Huawei është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje për mos spiunim me qeveritë, përfshirë Britaninë, tha kreu i kompanisë kineze Liang Hua, ndërkohë që SHBA po bën presion mbi vendet evropiane për t'iu shmangur kompanisë për shkak të shqetësimeve për spiunim.

Uashingtoni ka urdhëruar aleatët të mos përdorin teknologjinë Huawei për të ndërtuar një rrjet të ri të telekomunikacioneve 5G për shkak të shqetësimeve se ky mund të jetë një mjet për spiunimin kinez, një akuzë që e mohon kompania.

"Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje për mos spiunim me qeveritë, duke përfshirë qeverinë britanike, për të siguruar që pajisjet tona të jenë në përputhje me standardin e mos spiunimit", tha Liang në një konferencë në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat