Mundësia e fokusit të kamerës së Huawei P30 deri në 50X, shqetësim për spiunim

Mobile

Mundësia e fokusit të kamerës së Huawei P30 deri në 50X, shqetësim për spiunim

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:08

Lansimin e Huawei P30 dhe P30 Pro e kanë shoqëruar shumë lajme kontroverse, ndërsa shqetësim po shkakton edhe kamera e fuqishme.

Gjatë prezantimit të tyre në një aktivitet në Paris të Francës, ishte thënë se këta telefona të zgjuar janë inspiruar nga natyra. Mirëpo, të rriturit e një imazhi për 50 herë, është shumë larg syrit të njeriut dhe gjërave reale që na rrethojnë.

Në Huawei është instaluar kamera e fuqishme, me fokus deri në 50X, e cila afron edhe pjesët në largësitë më të mëdha. Kjo mundësi, ka ngjallur shqetësim për spiunim, pasi që mund të regjistrohen ambientet e largëta dhe private.

Ky është një prej pretendimeve të shumta, se P30 është krijuar që t’i ofrojë të dhëna t fshehta qeverisë në kinë, gjë që janë kundërshtuar ashpër nga Huawei, gjatë tërë kohës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat