Zbulohen dhe konfirmohen modelet iPhone 2019

Mobile

Zbulohen dhe konfirmohen modelet iPhone 2019

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:54
iPhone 2019

Tashmë është e ditur se Apple planifikon të lansoj iPhone të ri këtë vit. Nëse thashethemet duhet të besohen, linja do të përfshijë iPhone 11, 11 Plus dhe XR 2.

Këta emra nuk janë përfundimtarë pasi është e paqartë se si Apple planifikon të lëvizë përpara me skemën e emërtimit, por pavarësisht, ato modele janë pasuesit e iPhone XS, XS Max dhe XR nga 2018.

Nëse keni nevojë për prova të mëtejshme se këto pajisje janë në zvhillim, ekipa në 9to5Mac kanë dalluar disa numra modelesh të iPhone-ëve të ri, të regjistruar në Komisionin Ekonomik Euroaziatik.

Kjo ndodhë për një kohë të gjatë tani, ku numrat e modelit janë të regjistruar që më vonë bëhen telefonat aktual, kështu që ekziston një shans i mirë që këta numra të modeleve të paraqesin tre modele të iPhone që priten për 2019.

Për fat të keq, përveç numrave të modeleve, dokumenti nuk zbuloi asgjë tjetër. Megjithatë, bazuar në thashethemet që po qarkullojnë, Apple pritet të prezantojë një dizajn të ri të kamerave në të gjitha modelet e iPhone.

Për modelet kryesore, Apple mund të shtoj numrin e kamerave nga dy në tre, ndërsa iPhone XR2 thuhet se fiton një kamerë të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat