Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Mobile

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Më: 26 maj 2019 Në ora: 10:52
Huawei

Huaweit i është ndaluar të jetë anëtar i SD Association, grupit përgjegjës për standardizimin e kartave SD dhe microSD.

Ky ndryshim do të thotë se kompania nuk mund të ofrojë më produkte me markën zyrtare SDA dhe do të përjashtohet nga vendosja e standardeve të reja. SD Association konfirmoi se Huawei është larguar nga grupi në përgjigje të urdhrit ekzekutiv amerikan.

Javën e kaluar Departamenti amerikan i Tregtisë, ju ndaloi kompanive amerikane të bëjnë biznes me Huawei dhe 70 filialet e saj.

Kompanisë i ndalohet të pranojë pajisje dhe teknologji por edhe financim pa aprovimin e qeverisë. Urdhri i ri i bashkohet ndalimit të nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump për përdorimin e pajisjeve të telekomunikacionit të Huawei nga operatorët celular dhe fiks në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat