Apple lanson një ‘iPod touch’ të ri me karakteristika të përmirësuara

Mobile

Apple lanson një ‘iPod touch’ të ri me karakteristika të përmirësuara

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Kompania teknologjike ‘Apple’ ka lansuar një ‘iPod touch’ të ri të martën, duke filluar me një çmim prej më shumë se 240 eurosh.

Pajisja nga radhët e ‘Apple’ do të jetë në dispozicion në dy variante të tjera, me kapacitet prej 128 GB (370 euro) dhe 256 sosh hapësirë (500 euro).

Gjenerata e fundit e ‘iPod touch’ vjen e dizajnuar me çipin e tipit ‘A10 Fusion’, për të cilin thuhet se do t’i japë përformancë më të mirë në lojëra pajisjes. Gjiganti teknologjik thotë se ‘iPod’-i i ri do të mbështesë të gjitha lojërat, aplikacionet edukative e madje do të ketë edhe një shfletues.

Një karakteristikë tjetër e pajisjes së re teknologjike është ‘Group Facetime’, e cila iu mundëson përdoruesve të bëjnë video-thirrje grupore me miqtë apo me familjarët.

“Ne po mundohemi të bëjmë pajisjen më të përballueshme ekonomikisht që bart sistemin ‘iOS’, si dhe atë më të shpejtë, duke filluar me vetëm 199 dollarë”, tha Greg Joswiak, zëvendës presidenti i Marketingut të Produkteve.

‘Apple’ ka përditësuar herën e fundit linjën e ‘iPod’ në vitin 2015. Seria u konsiderua si një dështim, pasi kompania vendosi vëmendjen tek smartfonët ‘iPhone’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat