Samsung Galaxy Note10 vjen me mbushje të shpejtë 45W

Mobile

Samsung Galaxy Note10 vjen me mbushje të shpejtë 45W

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 21:44
Ilustrim

Vitin e kaluar, Samsung Galaxy Note9 mbërriti me bateri 4000mAh dhe mbështetje për mbushje të shpejtë 15W.

Megjithatë Note10 Galaxy, i cili pritet në gusht të këtij viti, mund të zbatojë teknologji më të avancuar për mbushjen e baterisë, transmeton KosovaPress.

Të dhënat më të fundit theksojnë se telefoni premium do të vijë me një mbushje të shpejtë 45W.

Gjithashtu, këto ditë janë shfaqur informacione se Note10 Galaxy nuk do të ketë tastierë fizike dhe vrima për kufje. Por, detaje të reja sugjerojnë se çelësat fizikë do të jenë ende të pranishëm, ndërsa lidhja 3.5mm nuk do të zbatohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat