Opsioni i errësimit të ekranit, nuk është i mundur edhe për iPhone të vjetër

Mobile

Opsioni i errësimit të ekranit, nuk është i mundur edhe për iPhone të vjetër

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 22:35
Foto ilustrim

Apple e ka lansuar më në fund sistemin iOS 13, që ka shumë opsione përshirë edhe mundësinë e shumë kërkuar të errësimit të ekranit.

Përdorimi i telefonit, mund të bëhet në qetësi dhe me presion të vogël në sy.

Andaj, të gjithë ata që kanë një iPhone të ri, mund ta shkarkojnë atë gjatë vjeshtës, kur të lansohet ky sistem.

Mirëpo, sistemi nuk mbështetë edhe iPhonët e vjetër, meqë mund të punojë vetëm për iPhone 6S dhe më të reja. Kjo është hera e parë, që Apple po e konsideron sit ë vjetër edhe iPhone 6.

Të gjithë ata që e kanë në pronësi këtë telefon të prodhuar më 2014, duhet ta përditësojnë, nëse duan ta përdorin sistemin e ri, që është mjaft i pëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat