Mësohet data e arritjes së Samsung Galaxy Note10

Mobile

Mësohet data e arritjes së Samsung Galaxy Note10

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 23:21
Foto

Samsung lansoi Galaxy Note 9 më 9 gusht të vitit të kaluar dhe kompania e Koresë së Jugut pritet të lansojë Galaxy Note 10 këtë vit në të njëjtin muaj.

Të dhënat e fundit sugjerojnë se kjo do të ndodhë më 10 gusht.

Këtë vit, kompania do të lansojë dy telefona nga seria Galaxy Note (katër nëse i numërojmë variantet 5G që janë diskutuar gjithashtu) - standardi Galaxy Note10 dhe Galaxy Note10 Pro.

Kohët e fundit ka dalë në pah se të dy këta telefona kanë një dizajn të ngjashëm, me Galaxy Note10 Pro që ka një ekran pak më të madh dhe një kamerë shtesë në anën e pasme.

Samsung do të largojë lidhjen 35mm nga seria Note dhe e njëjta gjë vlen edhe për butonin e caktuar të Bixby që nuk është pranuar mirë nga përdoruesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat