Huawei, një milion telefona me sistemin HongMeng OS

Mobile

Huawei, një milion telefona me sistemin HongMeng OS

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 16:28
Huawei

Pas përballjes me ndalimin e SHBA-së për përdorimin e sistemit operativ Google Android, Huawei po punon për të zhvilluar, testuar dhe publikuar sistemin e vet operativ.

Kompania kineze tashmë ka dërguar tashmë një milion telefona në sistemin e ri operativ HongMeng, të cilat tani janë gati për testim, transmeton KosovaPress.

Yu Chengdong, kryeshefi i biznesit të Huawei, tha se sistemi i ri operativ do të jetë gati në fillim të vjeshtës apo në pranverën e vitit të ardhshëm. Ai gjithashtu vuri në dukje se sistemi i ri operativ do të jetë kompatibil me telefonat, tabletët, kompjuterët, makinat, televizorët dhe pajisjet e mençura. Pengesa kryesore për Huawei është pjesa e tregut, pasi Android dhe iOS përbëjnë pothuajse 99.9% të tregut global.

Huawei tashmë ka tregtuar "Huawei Ark OS" dhe "Huawei Hongmeng" në disa vende. Është sugjeruar që HongMeng OS do të përdoret në Kinë, ndërsa emri Ark OS do të jetë për tregun global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat