Pasardhësi i iPhone 11 do iu lë “gojëhapur”

Mobile

Pasardhësi i iPhone 11 do iu lë “gojëhapur”

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:03
Ilustrim

Apple po projekton një iPhone ndryshe nga të tjerët në pjesën e dizajnit.

Faqja kineze Global Times jep lajmin që Apple do të lansojë një iPhone të ri që largon Face ID në favor të një sensori Touch ID të gjurmëve të gishtave në ekran.

Telefoni mësohet se do të lansohet së pari në Kinë, gjersa nuk mohohet se do ketë potencial të dalë në mbarë botën.

Pak detaje dihen për këtë smartfon në këtë fazë, por një burim i Global Times thotë se motivimi për telefonin është të “kursejnë shpenzimet”, ndërsa kompania po luftojnë për të fituar pjesën e tregut kinez.

Apple më parë kishte mbuluar tregun kinez me iPhone SE kur shitej me vetëm 399 dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat