Pamjet CAD të familjes së telefonave iPhone për 2019

Mobile

Pamjet CAD të familjes së telefonave iPhone për 2019

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 00:48
Pamjet CAD

Janë shfaqur renderët më të rinj 2019 të linjës iPhone, ndërsa fotografitë përputhen me atë që e kemi parë dhe lexuar për telefonat deri më tani, raporton GSMArena.

Pasuesi i modelit iPhone XR u shfaq në renderë me një dalje katërkëndëshe për kamerën, ndërsa përveç kamerës kryesore, është edhe kamera shtesë, që është azhurnim krahasuar me modelin e vitit të kaluar. Dizajni i notchit duket mjaft ngjashëm me gjeneratën e mëparshme të telefonave, ndërsa madhësia e ekranit është 6.1 inçë.

iPhone XI dhe XI Max (këto nuk janë emërtimet zyrtare) i kanë nga tri kamera në anën e pasme. Sensorit kryesor me siguri i janë shtuar edhe sensorët këndgjerë dhe telefoto. Ana e përparme e të dy telefonave është pothuajse identike me gjeneratën e mëparshme premium të iPhoneit. Diagonalja e ekranit për iPhone standard është 5.8 inç, ndërsa versioni Max është 6.5 inç.

Image

Me fotot nuk vijnë informata shtesë, sepse renderët me siguri janë krijuar nga krijuesit e shtëpizës të cilët i marrin paraprakisht vetëm dimensionet dhe vendndodhjen e elementeve funksionale të pajisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat