6 telefonët me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Mobile

6 telefonët me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:54
ilustrim

Nga 5G-ja tek telefonët me ekrane që palosen, kamerat “pop-up” dhe skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran, ky vit ka qenë shumë dinamikë për smartfonët.

Por pavarësisht nëse këto trende teknologjike janë këtu për të qëndruar, një tipar do të mbetet përgjithnjë i rëndësishëm: jetëgjatësia e baterisë.

Tashmë që kemi arritur në mesin e 2019-ës mbase ka ardhur koha të hedhim shikimin drejt telefonëve më të mirë në treg. Gjatë një përdorimi mesatar, një telefon zakonisht mban bateri për një ditë të plotë. Por nëse e përdorni rëndë, do tu duhet ta karikoni më shpesh.

Bateritë gjithashtu degradojnë me kalimin e kohës dhe si rezultat edhe jetëgjatësia e baterisë. Prandaj nëse jetëgjatësia e baterisë është një prej nevojave tuja më të mëdha, atëherë duhet të shikoni këto telefonë me performancën më të lartë të saj.

Apple iPhone XR

Apple iPhone

Më i mirë nga të tre iPhone e fundit në aspektin e jetëgjatësisë së baterisë është iPhone XR. Ai mban bateri për 19 orë dhe 53 minuta. Gjithashtu ka tiparet shumë të rëndësishme si ekran i madh, trup i rehatshëm dhe performancë e lartë. Gjithashtu vjen me Face ID dhe karikim wireless si dhe kamër që është po aq e mirë sa edhe iPhone XS.

Samsung Galaxy S10 Plus

Galaxy S10 Plus ka një ekran AMOLED fenomenal dhe shumë mjete të avancuara të kamerës. Gjithashtu ka opsionin për të karikuar nëpërmjet wireless pajisje të tjera. Jetëgjatësia e tij monstër e baterisë është 21 orë. Nëse për ju është i kushtueshëm, atëherë duhet të shikoni S10 i cili ka jetëgjatësi baterie prej 18 orësh.

Samsung

Motorola Moto G7 Power

Në listën tonë hyn edhe Moto G7 Power. Edhe pse nuk ka dy kamera të pasme si modeli flagship i Motorola Moto G7, Moto G7 Power ka bateri të çmendur. Me kapacitet prej 5,000 mAh ajo mund të rezistojë për 23 orë dhe 10 minuta dhe është telefoni me jetëgjatësinë më të lartë të baterisë testuar deri më sot.

Motorola Moto G7 Power

Huawei P30 Pro

Paketuar ma katër kamera dhe dizajn të bukur, telefoni i kushtueshëm P30 Pro ka kamerat më të mira në botë. Ka bateri 4,200 mAh dhe zgjat për 22 orë e 57 minuta. Modeli më i vogël gjithashtu ka jetëgjatësi të madhe bateri prej 21 orësh dhe 31 minuta.

Huawei

Samsung Galaxy Note 9

Më Note 10 që pritet të debutojë më 7 Gusht, Note 9 ende mbetet një telefon i shkëlqyer. Bateria e tij jeton për 19 orë e 20 minuta. Për më tepër ka ekran të madh me shkëlqim të lartë dhe laps Stylus S Pen si dhe shumë memorie.

Samsung Galaxy

LG V50 ThinQ

V50 Thinq reziston për 17 orë e 49 minuta punë, një telefon i cili ka një total prej pesë kamerash, rezistencë ndaj ujit dhe një portë kufjesh 3.5mm. Gjithashtu është ndër telefonët e parë me konektivitet 5G duke u mundësuar përdoruesve shpejtësi të lartë interneti të papara deri më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat