Dalin pamjet, kështu do të duket iPhone i ri

Mobile

Dalin pamjet, kështu do të duket iPhone i ri

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 11:55
ilustrim

“Thashetheme” të tjera janë zbuluar rreth gjeneratës së re të smartfonëve që pritet sjellë Apple.

Bëhet fjalë për iPhone 11, i cili pritet të jetë i pajisur me tre kamera dhe plot tipare të reja.

Siç raportohet nga 9to5Mac, të dhënat e fundit janë në kundërshtim me thashethemet se telefoni, i cili pritet të prezantohet këtë vjeshtë, nuk do ta ketë portin ndriçues.

Image

Thashethemet qarkulluan pasi Apple ndryshoi portin në ‘iPad Pro’ vitin e kaluar.

Sipas 9to5Mac ndryshimet më të mëdha në gjeneratën e ardhshme të ‘iPhone’-it, do të jenë në harduerin dhe softuerin e kamerës së celularit.

Sa i përket kamerave, lentja shtesë do të ketë disa veçori të reja, duke përfshirë mundësinë për të realizuar fotografi në kënd të gjerë.

Lentja “ultra” me kënd të gjerë do ta bëjë pajisjen të jetë në gjendje të fiksojë imazhe më të detajuara dhe, natyrisht, më të mëdha.

Ndërsa çmimi mbetet ende i paqartë, ekspertët kohët e fundit paralajmëruan se çmimi mund të rritet për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat