Fitimet e Samsungut bien për më shumë se 50 për qind

Mobile

Fitimet e Samsungut bien për më shumë se 50 për qind

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Gjiganti për prodhimin e telefonave, Samsung Electronics, ka pësuar rënie të madhe të fitimit në çerekun e dytë të këtij viti. Zyrtarët e kësaj kompanie paralajmëruar se e ardhmja e firmës do të përballet me sfida.

Prodhuesi më i madh botëror i telefonave njoftoi se ka pësuar rënie të fitimit prej 56 për qind. Ky rezultat pasqyron një krizë të përgjithshme në rritjen industriale globale, e nxitur edhe nga lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Kjo kompani pritet të përballet edhe me pengesa të tjera në treg për shkak të shpërthimit të tensioneve tregtare mes Japonisë dhe Koresë Jugore.

Firma koreanojugore njoftoi se ka realizuar fitim prej 5.6 miliardë dollarësh në çerekun e dytë të këtij viti, 56 për qind më pak se fitimi i arritur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sidoqoftë, ky rezultat ishte i ngjashëm me vlerësimet dhe pritjet e kompanisë.

“Rënia e çmimeve ka vazhduar, pavarësisht një përmirësimi të kufizuar në numrin e kërkesave. Kompania përballet me sfida për shkak të paqartësive në mjedisin makroekonomik botëror”, thuhet në deklaratën e Samsung-ut, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat