Shfrytëzuesve të AirDrop, hakerët mund t’jua shohin numrin e telefonit

Mobile

Shfrytëzuesve të AirDrop, hakerët mund t’jua shohin numrin e telefonit

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

AirDrop i Apple është një mundësi e mirë e shkëmbimit të fotografive, videove dhe linqeve mes pajisjeve iPhone, iPad dhe Mac, por e ka edhe një veti shumë të keqe.

Ky aplikacion e ka edhe një zbrazëtirë, që ua mundëson hakerëve t’jua vjedhin numrin e telefonit dhe të zbulojë shumë të dhëna tuaja personale.

Studiuesit në Hexway, kanë gjetur nurmi i telefonit të shfrytëzuesit, mund të merret nëpërmjet softuerit të instaluar në laptop, Bluetooth dhe sistemin e përdorimit të WiFi.

Mënyra si punon AirDrop – duke shfrytëzuar Bluetooth LE, apo energjinë e ulët të këtij sistemi, për të krijuar mundësinë e lidhjes në rrjet WiFi – nëpërmjet këtij veprimi, shpërndahet edhe numri i telefonit, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e dërgimit dhe pranimit të materialit.

Në të njëjtën kohë, numri i telefonit të përdoruesit ekspozohet ndaj hakerëve dhe mund të bëhet pjesë e të dhënave të ndryshme, si pjesë e krimit kibernetik ndaj privatësisë.

Derisa Apple është duke punuar që ta ndalojë këtë mundësi në AirDrop, shfrytëzuesit e aplikacionit vetëm mund ta ndalojnë Bluetooth, nëse duan të jenë të sigurt dhe të ndihen mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat