Prezantohuni me Galaxy Note 10 dhe Note 10+

Mobile

Prezantohuni me Galaxy Note 10 dhe Note 10+

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

8 vite më parë Galaxy Note është një telefon që nuk mund të injorohet. Modeli origjinal, prezantuar në IFA 2011, dukej i stërmadh, plot 5.3-inç.

Pothuajse një dekadë më pas dhe qindra miliona smartfonë të shitura, linja padyshim ka transformuar mënyrën sesi i shohim dhe i përdorim pajisjet mobile.

Sigurisht lapsi Stylus nuk është shndërruar në një element të domosdoshëm për pajisje të tjera jashtë serive Note, por mbarë industria ka ndryshuar mendim rreth ekraneve të mëdha dhe produktivitetit falë këtij telefoni.

Edhe Apple erdhi një ditë që hoqi dorë dhe sot madhësia mesatare e ekranit të një smartfoni është 5.5-inç. Me betejën e ekraneve të mëdha të fituar, Samsung ka një tjetër në duar.

Tregu i smartfonëve ka ngelur në vend, madje edhe po tërhiqet pas dhe për herë të parë kompanitë kanë në duar një mision të vështirë. Si mund ti bëjnë produktet e tyre vazhdimisht imponues?

Problemi është se kompanitë kanë qenë ato që kanë vendosur veten me shpatulla për muri. Smartfonët janë bërë aq të mirë saqë përdoruesit nuk kanë pse të ndërrojnë telefon aq shpesh. Modelet më të mira janë bërë shumë të shtrenjta duke filluar nga 1,000 dollarë. Mes serive S dhe Note Samsung ka lënë një cikël vetëm gjashtë muaj dhe këto telefonë përdoren për të sjellë teknologjitë më të fundit. Gjithashtu diferencat mes tyre janë eliminuar dhe S Pen është i vetmi opsion që i ndryshon.

Me prezantimin e Note 10 dhe Note 10+, Samsung po përpiqet tu japë përdoruesve një flagship sekondar. Ashtu si linja S, Note është ndarë në dy pajisje të ndryshme (në fakt tre nëse konsiderojmë modelin 5G). Modeli standard Note 10 bëri një hap pas në madhësinë e ekranit.

Modeli bazë kalon nga 6.4 në 6.3-inç por pse? Samsung beson se një ekran më i vogël e bën pajisjen lehtësisht më të përdorshme. Por duke parë që Note 10+ ka të njëjtën madhësi të Note 9, përdoruesit menjëherë e kuptojnë sesa kompakt është Note 10.

Raporti mes ekranit dhe trupit të smartfonit është impresiv. Sot 5.3-inç nuk është asgjë krahasuar me madhësinë e ekraneve në 2019-ën, por atëherë ka qenë një hap i madh përdora.

Mbase keni parë pafund imazhe të rrjedhura të telefonëve të cilat kanë provuar të jenë të vërteta. Është një telefon i bukur. Samsung ka punuar më shumë me kurbat, duke lënë një kornizë thuajse inekzistente. Prerja e kamerës në S10+ është hequr në favor të një vrime të vogël në qendër të ekranit. Samsung tha se ka hequr dorë nga një kamër selfie e dyfishtë për të përmirësuar një kamër të vetme përmes softuerit dhe inteligjencës artficiale.

Një detaj shumë i rëndësishëm që mungon është porta e kufjeve 3.5mm. Pasi u tall për disa vite me Apple, kompania po bën atë që gjigandi i iPhone bëri tre vite më parë. Bateritë e mëdha janë rikthyer me 3,500 mAh në Note 10 dhe 4,300 mAh në Note+.

Për të ndihmuar me eliminimin e kufjeve 3.5mm, Samsung ka përfshirë një palë kufje USB-C AKG në paketim i cili ka për tju kushtuar. Gjithashtu butoni i dedikuar Bixby nuk është më dhe asistenti virtual mund të aktivizohet duke mbajtur të shtyur mbi butonin e ndezjes.

Samsung ende po investon në asistentin virtual por në tërësi ka ulur atë vrullin e ditëve të para. Në pjesën e pasme të telefonit gjendet një kamër 16-megapiksel me kënd super të gjerë, një 12-megapiksel standard me kënd të gjerë dhe një 12-megapiksel telefoto.

Ndërsa Note 10+ shton edhe një sensor Time-of-Flight për të shtuar thellësi imazhi. Është një diferencë e vogël mes dy telefonëve dhe i bashkohet ekranit dhe baterisë.

Softueri i kamerës ka disa shtesa interesante si efekti bokeh në video. Duke përdorur xhiroskopin dhe machine learning, sistemi i kamerave redukton dridhjen në foto.

Sensori TOF sjell një skaner 3D për kamerën dhe përdoruesit mund të skanojnë një objekt dhe ta shndërrojë në element dizajni që zhvendoset.

Zoom-in Mic është një tjetër opsion shumë interesant i cili përdor mikrofonat për të drejtuar burimin e zërit në pikën ku keni fokusuar kamerën. Night Mode është shtuar për kamerën selfie 10-megapiksel për selfie në dritë të pakët.

Lapsi stylus S Pen ka adoptuar një dizajn solid të unifikuar. Samsung ka bërë të mundur që të krijohen gjeste të përshtatura me këtë pajisje. DeX vazhdon të jetë pjesë e konferencave të Samsung. Kompania thotë se funksioni i kopjimit të të dhënave mes Note dhe një Mac ose PC me “tërhiq-dhe-hidh” (drag-and-drop) është përmirësuar më tepër. Ende marka DeX duke e turbullt në këtë pikë dhe më shumë duket show sesa produkt real.

Së fundi në brendësi të Note 10 dhe Note 10+ do të gjeni një procesor Snapdragon 855 shoqëruar me 8GB RAM në Note 10 dhe 12GB RAM në Note 10+. Të dy versionet kanë memorie bazë prej 256GB ndërsa Note 10+ ka edhe 512GB.

Porositë janë hapur nga dita e sotme më 8 Gusht. Telefonët janë në dyqane më 23 Gusht. Note 10 fillon nga 950 dollarë ndërsa Note 10+ nga 1,100 dollarë. Pjesë e paketimit për porositë nga dita e sotme janë adapteri i karikimit Charging Duo dhe ora inteligjente Galaxy Watch Active.

Në të njëjtën kohë do të shitet edhe një variant 5G i Note 10+ edhe pse do të jetë ekskluzivitet i operatorëve që kanë lançuar 5G në SHBA apo ndonjë vend tjetër të botës. Çmimi për këtë model nuk u bë i ditur nga Samsung.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat