Nokia 7.2 pritet të vijë me 6 GB RAM dhe Android Pie - Bota Sot
Nokia 7.2 pritet të vijë me 6 GB RAM dhe Android Pie

Mobile

Nokia 7.2 pritet të vijë me 6 GB RAM dhe Android Pie

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:00
Foto: GSM Arena / Nokia 7.2 - Dizajn i mundshëm

Në fillim të muajit të kaluar është spekuluar për pajisjen e ardhshme nga kompania HMD Global me emrin kodues “Daredevil”. Më vonë është raportuar se ky telefon do të quhet Nokia 7.2, ndërsa tani uebfaqja e njohur Geekbench ka zbuluar specifikat e tij kyçe, shkruan gsmarena.

Nokia 7.2 pritet të vijë me procesor të Qualcommit me tetë bërthama, gjë që pritet të jetë Snapdragon 710, e shpejtësi prej 1.84 GHz i cili është i kombinuar me 6 GB RAM memorie si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 9 Pie.

Gjithashtu, më herët është spekuluar se smartfoni i ri i Nokias do të ketë tre kamera në pjesën e pasme dhe kryesorja do të jetë prej 48 megapikselë.

Pjesa e përparme e tij, po ashtu, do të ketë ekran 6.2-inç FHD+ me prerje (notch) ndërsa në pjesën e pasme do të jetë sensori për gishta, si dhe pritet të ketë baterinë prej 3.500 mAh.

Sa i përket lansimit, Nokia 7.2 mund të debutojë në IFA më 6 shtator së bashku me Nokia 6.2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...