Sistemi i parë operativ nga Huawey, HarmonyOS do të jetë pjesë e një televizioni të zgjuar

Mobile

Sistemi i parë operativ nga Huawey, HarmonyOS do të jetë pjesë e një televizioni të zgjuar

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 12:35
HarmonyOS

Vetëm pak kohë pasi njoftoi për krijimin e sistemit të parë operativ HarmonyOS, Huawey njoftoi se do ta bëjë pjesë në të parin televizion të zgjuar, të quajtur Honor Vision.

Honor me 55 inç, nuk është vetëm një televizion me rezolucion të lartë, mirëpo një platformë e fuqishme që ofron një numër të madh opsionesh.

Si pjesë e Honor do të jetë kamera e fuqishme nga Huawey, që identifikon fytyrën e shfrytëzuesit, ndjekë lëvizjet dhe qëndrimet trupore, mund të shkëmbejë me shumë shpejtësi fotografi me telefon të zgjuar, derisa kontrollohet nga një numër modelesh të telefonave.

Të integruar e ka edhe sistemin WiFi nga Huwey, që mund të shkarkojë me shpejtësi deri në 1.7gps, derisa e ka procesorin Huonhu 818 octa-core, që mbështetë teknologjinë HRD dhe mund të reduktojë zhurmat.

Lidhur me specifikat e Honor Vision dhe sistemit operativ HarmonyOS që do ta funksionojë me të, duhet të presim deri në shtator, kur edhe pritet të lansohet, në dy versione shumë të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat