Apple ofron një milion dollarë për ata që arrijnë të gjejnë probleme sigurie në ‘iOS’

Mobile

Apple ofron një milion dollarë për ata që arrijnë të gjejnë probleme sigurie në ‘iOS’

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 07:47
Apple

Apple ka treguar se do të lansojë një program të ri shpërblimi, i cili do të paguajë hulumtuesit deri në një milion dollarë në rast se zbulojnë probleme të sigurisë në macOS, tvOS, watchOs dhe iCloud.

Kompania tha se fituesit do të shpërblehen, përveç kësaj, edhe me një smartfon ‘iPhone’, të cilët do i ndihmojnë të zbulojnë problemet e sigurisë përpara se hakerët ta bëjnë një gjë të tillë.

Kompania do të shpërblejë me 500,000 dollarë për zbulimet e problemeve të sigurisë që lejojnë hakerët të aksesojnë të dhënat.

Në fillim të këtij viti një hulumtues sigurie tha se kishte zbuluar një problem në macOS që mund të ekspozonte fjalëkalimet e përdoruesve, të cilën refuzoi ta bënte publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat