iPhone 11 Pro me laps digjital? - Bota Sot
iPhone 11 Pro me laps digjital?

Mobile

iPhone 11 Pro me laps digjital?

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Mbështjellësi që shihni më lart, paraqitet nga krijuesi i koncepteve vizuale Olixar, në faqen e tij të internetit.

Jo vetëm që kjo konfirmon dizajnin e iPhone 11 Pro që ne kemi dëgjuar për javë të tëra, por gjithashtu, në njëfarë mënyre, konfirmon thashethemet e mbështetjes së Apple Pencil për iPhone.

Konceptet paraqesin një laps dixhital Apple i cili është më i vogël se vetë iPhone.

Tashmë dihet se asnjëri prej lapsave të Apple nuk është aq i vogël, kështu që kjo është ose një paraqitje e keqe, ose Apple do të lëshojë një Laps të tretë Apple, më të vogël, veçanërisht për iPhone 11 Pro.

Për më tepër, raportet e reja sugjerojnë që Apple do të sjell një karikues USB-C në kutinë e iPhone 11 për të lejuar karikimin e shpejtë.

Kjo mund të jetë hera e parë, nëse është e vërtetë, që Apple paketon një karikues të shpejtë, ose tjetër përveç karikuesit 5W që ka sjellur ndër vite, për të mundësuar pronarët që shpejt të mbushin bateritë e telefonave të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...