Iphonet ‘sulmohen’ nga viruset. Google: Pasi hakeroheshin, sekretet e përdoruesve ekspozoheshin

Mobile

Iphonet ‘sulmohen’ nga viruset. Google: Pasi hakeroheshin, sekretet e përdoruesve ekspozoheshin

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:13
Ilustrim

Një operacion i paprecedentë i hakerimit të iPhonëve, që ka patur në shënjestër mijëra përdorues në javë, deri sa u zbulua në janar, është bërë publik nga kërkuesit në ekipin e sigurisë së jashtme të Google.

Operacioni që ka zgjatur 30 muaj, përdorte një grup të vogël uebsajtesh të hakeruara për të shpërndarë viruse në iPhonët e vizitorëve. Përdoruesit, komprometoheshin thjeshtë duke vizituar sajtet: nuk ishte i nevojshëm asnjë ndërveprim dhe disa nga metodat e përdorura nga hakerat preknin edhe telefonat e update-uar plotësisht.

Pasi hakeroheshin, sekretet më të thella të përdoruesve ekspozoheshin. Vendndodhja e përdoruesit uplodohej çdo minutë, po ashtu passwordet, chatet në whatsapp, telegram dhe i message, lista e numrave të telefonave të regjistruar si edhe databaza e tyre në Gmail.

Vetëm në rastet kur telefoni ristartohej, ai nuk ishte më i hakeruar, por kjo vetëm nëse nuk do të vizitohej sërish një sajt i kompromentuar.

Google thotë se ia ka raportuar problemin Apple më 1 shkurt dhe apple më pas kishte publikuar një update të sistemit operativ më 7 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat