Kanë filluar para porositë për iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro

Mobile

Kanë filluar para porositë për iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 07:54
iPhone 11

Më në fund Apple e prezantoi iPhone të ri, derisa tani është bërë e ditur se kanë filluar para porositë për këtë telefon të zgjuar.

Shpërndarja pritet të fillojë së shpejti, derisa ngarkesat e opara me anije do të nisen me 20 shtator.

Të interesuarit, duhet të hynë në ueb-faqen e Apple dhe të zgjedhin cilin iPhone 11 apo iPhone 11 Pro, në bazë të specifikave, çmimit dhe ngjyrës që e duan.

Blerja e LCD iPhone 11 me 6.1 inç me 64 GB kushton 627 euro, për OLED iphone 11 Pro me 5.8 inç dhe 64 GB çmimi fillon nga 895 euro, derisa OLED iPhone 11 Max me 6.5 inç dhe 64GB kushton 950 euro.

Mirëpo, çmimet mund të jenë më të ulëta në një të ardhme të afërt, derisa nëse jepet iPhone i vjetër, atëherë pagesa për këtë iPhone të ri do jetë shumë më e lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat