Telefoni i ardhshëm i palosshëm Samsung do të jetë W20 5G - Bota Sot
Telefoni i ardhshëm i palosshëm Samsung do të jetë W20 5G

Mobile

Telefoni i ardhshëm i palosshëm Samsung do të jetë W20 5G

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 19:49
Samsung

Samsung ka lëshuar telefona në ekran me prekje të palosshëm për dhjetë vjet, por këto pajisje rrallë shihen jashtë Kinës.

Kjo nuk e pengon kompaninë e Koresë së Jugut të prezantojë një variant të ri çdo vit.

Kësaj radhe pajisja do të quhet Samsung W20 5G dhe është pasardhësi i Samsung W2019.

Seria W zakonisht prezantohet gjatë vjeshtës, kështu që W2019 arriti në nëntor të vitit të kaluar me çip Snapdragon 845. Ndërsa specifikimet e telefonit të ri janë të panjohura, W20 5G pritet të ketë një Snapdragon 855 ose 855+, me spekulimet që sugjerojnë deri në 512 GB hapësirë për ruajtje.

Çmimi i këtyre telefonave është ndoshta pengesa më e madhe për lansimin e tyre global. Samsung W2019 kushton mbi 1200 dollarë, dhe një çmim ende më i lartë pritet për W20 5G për shkak të zbatimit të rrjetit të gjeneratës së ardhshme

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...