Apple dëshiron ta patentojë ‘slofie’ që mundësohet me iPhone 11

Mobile

Apple dëshiron ta patentojë ‘slofie’ që mundësohet me iPhone 11

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:01
iPhone 11

Softuerin që mundëson video të ngadalta të quajtur ‘slofie’, që e gjejmë në iPhone 11, Apple ka vendosur ta patentojë.

Nëse keni menduar se termi ‘slofie’ është vetëm një mahi e thjeshtë, me të cilën janë quajtur këto video, Apple mendon ndryshe dhe ka aplikuar për patentë në US Patent and Trademark.

“Ky është një softuer kompjuterik që mund të shkarkohet, për ta shfrytëzuar në marrjen dhe realizimin e videove” përshkruhet ky aplikacion, që duket se është shumë i rëndësishëm për prodhuesin.

 

Fillimisht, nuk është pëlqyer shumë se si funksionon, por derisa shumica nuk e kanë në duar një iPhone 11, nuk dihet se si do të dukej përdorimi i saj.

Mendohet se Apple e ka bërë këtë kërkesë për aplikim, në mënyrë që mos të quhet ‘slofie’ edhe videot e ngjashme, që i realizojnë aplikacionet e telefonave tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat