OnePlus tregon linjat e telefonit 7T, ja kur lansohet - Bota Sot
OnePlus tregon linjat e telefonit 7T, ja kur lansohet

Mobile

OnePlus tregon linjat e telefonit 7T, ja kur lansohet

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 21:19
OnePlus tregon linjat e telefonit 7T

Tashmë është zyrtare, se One Plus 7T do të lansohet me 26 shtator në Indi dhe Amerikën Jugore, derisa Evropa duhet të pret deri më 10 tetor, që ta sheh nga afër këtë telefon.

Para se kjo të ndodhë, kompania ka shpërndarë një video, ku tregon linjat e pjesës së jashtme të këtij smartfoni, që vjen në versionin 7T dhe Pro.

“I shpejtë dhe me butësi më të madhe se kurrë më parë, me ekran që ka kapacitet 90hZ” thuhet shkurt lidhur me këtë telefon të ri. Në krahasim me modelin e fundit, linjat e tanishme janë më të rrumbullakëta, derisa butonat kanë mbetur thuajse të njëjtë. Bazuar në të dhënat e deritanishme, thuhet se OnePlus 7T, do ta ketë procesorin Snapdragon 855+ dhe sistem prej tri kamerave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...