Huawei synon të shesë 20 milionë smartfonë të serisë së re Mate 30

Mobile

Huawei synon të shesë 20 milionë smartfonë të serisë së re Mate 30

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 06:37
Mate 30

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Huawei, këto ditë ka lansuar smartfonët e rinj të avancuar siç janë: Mate 30, Mate 30 Pro dhe Mate 30 RS Porsche Design.

Pas lansimit zyrtar, kreu i Huaweit Richard Yu gjatë një interviste me “Android Authority”-t ka thënë se kjo kompani synon të shesë 20 milionë smartfona të serisë së re Mate 30, duke llogaritur shitjet në tregun kinez, shkruan playfuldroid.

“Mendoj se ndalesa tregtare amerikane do të ndikojë në rezultatet tona të shitjeve në Kinë. Por shitjet në Kinë do të rriten shumë sepse këta smartfonë të rinj janë smartfonët 5G të avancuar më konkurrues në botë”, ka thënë Yu.

Sipas Yu, divizioni për smartfonë i Huaweit po e merr veten mirë pas ndalesës tregtare amerikane që ia vuri në shitjet e smartfonëve të saj në muajin maj të këtij viti.

Më parë, analisti i njohur Ming-Chi Kuo nga TF International Securities po ashtu ka parashikuar se Huawei mund të kapë 45 deri 50 për qind tregun kinez në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat