Xiaomi Mi 9 Pro 5G lansohet zyrtarisht me mbushësin ‘wireless’ 30W

Mobile

Xiaomi Mi 9 Pro 5G lansohet zyrtarisht me mbushësin ‘wireless’ 30W

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 13:04
Xiaomi Mi 9 Pro 5G

Me një procesor Snapdragon 855 Plus dhe me 8 ose 12 GB RAM, Xiaomi Mi 9 Pro 5G është bërë zyrtar dhe një nga pikat kryesore të shitjes së telefonit është ngarkimi i shpejtë pa tela (‘wireless’). 

Ekrani duket se është i njëjtë me Mi 9 Pro, me rezolucion 6.4 inç dhe 1080p, por kësaj radhe paneli OLED duket se do të marrë një kalibrim profesional. 

Duke qenë një pajisje 5G, pika kryesore e shitjes, mbi të gjitha, është aftësia 5G përmes një modemi që lejon që telefoni të jetë në përputhje me të tre transportuesit kinezë dhe frekuencat e tyre të rrjetit 5G.

Bateria vlerësohet në 4,000mAh, dhe mund të ngarkohet në 69 minuta me mbushësin ‘wireless 30W’, 48 minuta me mbushësin me tel 40W. 

Telefoni gjithashtu mbështet mbushjen e kundërt me 10 vat.

Në aspektin e kamerës, asgjë nuk ka ndryshuar nga Mi 9, do të thotë që ka ende ka një sensor kryesor 48 megapiksel, një aparat ultra të gjerë 16 megapiksel dhe një telefoto 12 megapiksel. 

Çmimi fillon në reth 520 dollarë dhe shkon deri në rreth 605 dollarë për modelet me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtje në 12 GB dhe 512 GB. 

Telefoni do të jetë i disponueshëm për herë të parë në Kinë, dhe karikuesi pa tel 30W do të shitet veçmas për 20 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat