Harrojeni Samsung Galaxy-n S10 dhe Note 10, ky është smartfoni që duhet të blini

Mobile

Harrojeni Samsung Galaxy-n S10 dhe Note 10, ky është smartfoni që duhet të blini

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:56
Samsung Galaxy

Skaneri në Galaxy S10 dhe Note 10 është 36 milimetara katrorë. Sipas burimeve të afërta me këtë çështje, S11 do të jetë i pajisur me një hapësirë 64 milimetra katrorë për shenjat e gishtërinjve.

Samsung Galaxy S10 dhe Galaxy Note 10 janë ndër smartfonët më të mirë për vitin 2019. Por tani Galaxy S11 e re ju tregon përdoruesve çfarë po humbasin.

The Elec ka zbuluar se Samsung ka përditësuar Galaxy S11 me një skaner më të madh të shenjave të gishtërinjve në ekran.

Për një performancë më të mirë, skaneri i shenjave të gishtërinjve do të jetë shumë më i madh, u shpreh The Elec.

Skaneri në Galaxy S10 dhe Note 10 është 36 milimetër katror. Sipas burimeve të afërta me këtë çështje, S11 do të jetë i pajisur me një hapësirë 64 milimetra katror për shenjat e gishtërinjve.

Dyfishimi i madhësisë së skanerit në Galaxy S11 është një përditësim madhor, dhe ka një arsye të mirë. Kjo për shkak se përdoruesit e kanë të vështirë të orientohen saktësisht kur skaneri është në ekran.

Kjo do të thotë se përdoruesit mund të vendosin gishtërinjtë kudo në 1/3 e poshtme të telefonit për ta ndezur. Dhe kjo është një gjë e mirë, duke marrë parasysh se ne mund ta hapim telefonin 52 deri në 150 herë në ditë.

Ne gjithashtu dimë se smartfoni i gjeneratës së ardhshme të Samsung do të ketë dizajn të përditësuar, rritje të performancës, memorie të re, teknologji të re të baterisë dhe kamera me fokus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat