Telefoni i ri nga Apple pritet të ngjajë shumë me iPhone 4

Mobile

Telefoni i ri nga Apple pritet të ngjajë shumë me iPhone 4

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:14
Telefoni i ri nga Apple pritet të ngjajë shumë me iPhone 4

Kanë kaluar vetëm dy janë që nga lansimi i iPhone 11 dhe lajmet rreth një telefoni të ri, kanë filluar të qarkullojnë.

Ming-Chi Kuo është analisti i pajisjeve të reja, që pretendon se iPhone i ri, do të kenë ndryshim dukshëm më të madh se modeli i ri.

Konkretisht, do të ketë kornizë metalike me ‘dizajn të ngjashëm’ sikurse iPhone 4, të lansuar para gjashtë vitesh. Në iPhone 11 ka kornizë metalike, por është e rrumbullakosur, derisa në iPhone 4 është e drejtë dhe përshtatet me sipërfaqen e rrafshët që ka ky telefon i zgjuar.

Po që se ky lajm është i vërtetë, atëherë iPhone që lanohet më 2020 do të ketë dukje të ngjashme me gjeneratën e fundit të iPad Pro që gjithashtu ka kornizë metalike të rrafshët.

Vetëm se, për dallim nga iPhone 4, në iPhone të ri do të ketë xham më të rrumbullakosur, për përshtatje më të madhe. Ekrani me 3.5 inç tashmë i përket një kohe të largët, por kur iPhone është prezantuar ishte shumë i pëlqyer dhe dallonte nga paraardhësi iPhone 3GS.

Xhamin e përparmë e kishin gati të njëjtë, vetëm se të iPhone 3 pjesa e pasme ishte plastikë e rrumbullakët, shumë e përshtatshme për përdorim.

Lansimi i iPhone të ri, pritet të bëhet bashkë me rrjetin 5G, teknologji të avancuar dhe përmasa më të mëdha se iPhone 11, që është shumë i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat