MIUI 11 arrin me pamje dhe tingull të përmirësuar, pakot Mi Go dhe Mi Work - Bota Sot
MIUI 11 arrin me pamje dhe tingull të përmirësuar, pakot Mi Go dhe Mi Work

Mobile

MIUI 11 arrin me pamje dhe tingull të përmirësuar, pakot Mi Go dhe Mi Work

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 22:01
MIUI 11

Së bashku me telefonat e rinj Mi 9 Pro dhe Mi Mix Alpha, Xiaomi e ka prezantuar zyrtarisht versionin më të ri të interfejsit të personalizuar Android - MIUI 11.

Firmwarei i ri bazohet në versionin Android 10 dhe e implementon dizajnin e përmirësuar, si dhe disa përmirësime kyç të funksioneve, raporton GSMArena.

Kur bëhet fjalë për aspektet vizuale, ofrohen ikonat pak më të reduktuara, dark mode i sistemit, fonti Mi Lan Pro për sistemin dhe funksionaliteti i përmirësuar "always-on display". Të pranishme janë edhe animacionet e reja, temat, prapavijat dhe sistemi i përmirësuar i njoftimeve.

Një nga shtesat më të mëdha në MIUI 11 është përvoja e përmirësuar e zërit, me efekte dhe alarme të reja dinamike dhe natyrore të zërit. Xiaomi i ka prezantuar edhe pakot e reja Mi Go Travel dhe Mi Work. Mi Work vjen me aplikacione të para-instaluara WPS office dhe menaxhim të përmirësuar të fajllave.

Beta publike MIUI 11 mbërrin më 27 shtator, ndërsa versioni i plotë i platformës do të fillojë me liferimin nga mesi i tetorit.

Faza 1 (mesi i tetorit)

Mi 9
Mi 9 Explorer
Mi 9 SE
Mi Mix 3
Mi Mix 2S
Mi 8
Mi 8 Youth
Mi 8 Explorer Edition
Mi 8 In-display Fingerprint Edition
Mi 8 SE
Mi Max 3
Redmi K20 Pro
Redmi K20 Pro Premium Edition
Redmi K20
Redmi Note 7
Redmi Note 7 Pro
Redmi 7

Faza 2 (fundi i tetorit)

Mi 9 Pro 5G
Mi CC 9
Mi CC 9 Meitu Custom Edition
Mi CC 9e
Mi MIX 2
Mi Note3
Mi 6
Mi 6X
Redmi 7A
Redmi 6 Pro
Redmi Note 5
Redmi 6A
Redmi 6
Redmi S2

Faza 3 (fillimi i nëntorit)

Mi Mix
Mi 5s
Mi 5s Plus
Mi 5X
Mi 5C
Mi Note2
Mi Play
Mi Max 2
Redmi Note 8
Redmi Note 8 Pro
Redmi 5 Plus
Redmi 5
Redmi 5A
Redmi 4X
Redmi Note 5A

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...