Firma analiste: Kërkesa e madhe për iPhone 11 rezultoi në rritje të prodhimit

Mobile

Firma analiste: Kërkesa e madhe për iPhone 11 rezultoi në rritje të prodhimit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 00:21
iPhone 11

Raportet e hershme tregojnë se iPhone 11 është një sukses i vërtetë, të paktën në Indi, por nëse duhet të besohet analisti Dan Ives nga Wedbush, Apple sheh kërkesë më të fortë sesa pritej për iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro.

Ai po i bazon gjetjet e tij te partnerët e zinxhirit të furnizimit të Apple, të cilët po rrisin kërkesat e tyre të prodhimit, si dhe parashikimet. 

Plani i (rritur i) prodhimit është dukshëm i ndarë edhe mes modeleve iPhone 11 dhe iPhone 11 Pro.

Nëse fillimisht, Wedbush vlerësonte 75 deri në 80 milion shitje të iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, tani ai numër ka të ngjarë të kalojë 80 milion, sipas shërbimeve financiare dhe firmës së investimeve me bazë në L.A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat