Pse telefonat janë aq të mirë, por bateritë e tyre mbesin të tmerrshme

Mobile

Pse telefonat janë aq të mirë, por bateritë e tyre mbesin të tmerrshme

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Është fakt se jetëgjatësia e telefonit me një mbushje të vetme është shumë e keqe. Edhe me bateri gjigante dhe me bateri të jashtme, shumica e telefonave të mençur modernë kanë problem që të mbajnë baterinë të mbushur për një dite të tërë, kurse pajisjet më të mira luftojnë që të kalojnë dy.

Por, nuk ishte gjithmonë kështu, në ditët (relativisht) të vjetra, telefonat kishin bateri fantastike, duke zgjatur disa ditë pa nevojën që të rimbushen. Dhe, po, telefonat tani janë shumë më të fuqishëm se një Nokia 3310, por pse nuk janë avancuar bateritë në të njëjtën shpejtësi?

Sipas Venkat Srinivasan, drejtor i Qendrës Bashkëpunuese të Argonne për shkencën e ruajtjes së energjisë dhe ekspert i teknologjisë së baterive, problemi është i thjeshtë: Ligji i Moore ka tejkaluar baterinë, që do të thotë se telefonat janë bërë më të fuqishëm dhe kërkojnë më shumë energji, në një shpejtësi shumë më të madhe se përparimet tek bateritë.

Jo që nuk është bërë asnjë përparim, kemi arritur që ngadalë të rrisim densitetin e energjisë në vitet e fundit. Por sipas Srinivasan “pesë vite më parë, u bë e qartë se nuk mund të hiqnim asgjë, kishte zjarre. Kemi ardhur në një pikë kur përmirësime të reja në densitetin e energjisë do të vijnë nga ndërrimi i materialeve. Dhe materialet e reja janë gjithmonë më të ngadalta se ato me të cilat kemi punuar për shumë kohë.”

Kjo është sepse bateritë që përdorim tani janë nga një material i quajtur litium kobalt, që është përdorur që nga të 90-at. Tani janë duke u hulumtuar materiale të reja, që mund të hapin derën për materiale me densitet më të madh të energjisë, dhe që mund të ofrojnë pajisje më të fuqishme në të ardhmen.

Por përsëri mund të jetë problem i njëjtë. Deri sa të dalin bateritë e reja, edhe pajisjet do të jenë më të fuqishme dhe do të kërkojnë më shumë energji, gjë që, mund të na sjellë në të njëjtën pozitë që jemi tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat