Google do të rritë sigurinë hapjes së Pixel 4 në bazë të njohjes së fytyrës

Mobile

Google do të rritë sigurinë hapjes së Pixel 4 në bazë të njohjes së fytyrës

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 08:43
Pixel 4

Pixel 4 dhe Pixel 4 XL janë smartfonat e parë të Google, që e kanë mundësinë e hapjes, në bazë të njohjes së fytyrës s pronarit, njëjtë sikurse Face Id e Apple, vetëm se nuk ka siguri të lartë – mjafton që të skanohet fytyra e pronarit kur është duke fjetur dhe telefoni hapet. Sipas një raporti të The Verge, bëhet e ditur se Google ka premtuar që do të punojë të rritjen e sigurisë së këtij opsioni, vetëm se kjo do të ndonjë brenda disa muajve, 

“Duhet që shfrytëzuesi t’i ketë sytë hapur, ndërsa do të pamundësojmë hapjen e telefonit, nëse sytë i mbanë mbyllur”, thuhet në deklaratën e Google, pa dhënë detaje shtesë.

Në Pixel 4 pritet të përditësohet ky opsion, që të jetë i njëjtë me sistemin e Apple, ku përdoruesi duhet të shikoj në pikën e caktuar, që të mundësohet hapja.

Vetëm se, Google insiston se Pixel 4 është i sigurt, sepse nuk mund të hapet me ndonjë maskë apo mashtrim tjetër, që ngjanë me fytyrën e pronarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat