Telefoni i palosshëm nga Huawei, Mate X 5G, lansohet në tregun kinez

Mobile

Telefoni i palosshëm nga Huawei, Mate X 5G, lansohet në tregun kinez

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:08
Mate X 5G

Pas një pritjeje tetë muajsh, telefoni i palosshëm Huawei Mate X, i prezantuar në MWC 2019 të këtij viti, më në fund po lansohet në Kinë. 

Të gjitha shenjat e fundit po tregonin drejt një lansimi të menjëhershëm, pasi pajisjet filluan të shfaqen në internet. 

Raportet e mëparshme sugjeronin që pajisja e palosshme është në rrugën e duhur për një lansim tetori, dhe ato ishin të sakta.

Para-shitjet tashmë kanë filluar në Kinë për Huawei Mate X, i cili nuk është vetëm i palosshëm, por edhe i pajisur me 5G. 

Kompania njoftoi lansimin e telefonit të saj të palosshëm në llogarinë e tyre në Weibo, raporton Reuters.

Ndërsa për sa i përket telefonit, ai mundësohet nga procesori HiSilicon Kirin 980 i Huawei, i çiftuar me modemin Balong 5000 për 5G. 

Bateria prej 4,500mAh mund të ngarkohet në 85 përqind për gjysmë ore, falë karikimit të shpejtë 55W. 

Ekrani është 8-inç në diagonale kur shpaloset, dhe 6.6 inç në pjesën e përparme kur paloset, me pjesën 6.38 inç të panelit të palosur mbrapa.

Telefoni del për shitje në Kinë në 15 nëntor dhe vjen me çmim prej afro 2.400 dollarë. 

Ju merrni 8 GB RAM dhe 512 GB ruajtje për këtë çmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat