Publikohen para prezantimit fotografi të smartfonit të palosshëm të Motorolës

Mobile

Publikohen para prezantimit fotografi të smartfonit të palosshëm të Motorolës

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Smartfoni ‘Razr’ i Motorolës është rikthyer me një dizajn të ngjashëm me konceptin, sipas fotove të lansuar të telefonit të palosshëm që ende nuk është prezantuar nga kompania.

Pamjet e postuara në Twitter nga Evan Blass, ekspert në teknologji, pretendojnë të shfaqin pamjen zyrtare të telefonit Razr të rigjeneruar nga kompania teknologjike, duke ofruar një ekran të palosshëm si veçori.

Siç është raportuar nga The Verge, Motorola planifikon të lansojë Razr-in e saj të rindërtuar muajin tjetër. Pajisja duket se imiton dizajnin e telefonave klasikë Razr.

Image

Në pjesën e poshtme, telefoni duket se ka një copë plastike mjaft të madhe, e cila spekulohet se strehon butonin ‘home’ ose një lexues të shenjave të gishtërinjve.

Raportet e mëparshme sugjerojnë se pajisja do të funksionojë në një procesor Qualcomm Snapdragon 710 dhe do të vijë me 4 ose GB RAM, me mundësi për 64 GB ose 128 GB hapësirë ruajtjeje.

Sipas raporteve të mëparshme nga Wall Street Journal, telefoni mund të ketë një çmim më të lartë se pajisjet e mëparshme të firmës.

Raportet sugjerojnë se në shitje me pakicë, smartfoni mund të blihet me një çmim prej 1,500 dollarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat