Lajme të mira për të gjithë përdoruesit e iPhone, tani më shumë mundësi

Mobile

Lajme të mira për të gjithë përdoruesit e iPhone, tani më shumë mundësi

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 06:30
Ilustrim

Tastiera e iPhone është gati për t’u bërë e larmishme, falë softuerit të ri të iOS 13.2, nga Apple. Përditësimi përfshin një seri emoji gjithëpërfshirëse, duke përfshirë çifte dhe familje me ngjyrë të ndryshme lëkure, si edhe karaktere të së njëjtës gjini.

Përkrah opsioneve emoji mashkull dhe femër, do të gjeni edhe karaktere përrallash si zanë, çiklist dhe vampir, si edhe emoji gjithëpërfshirës, të cilat shfaqin edhe modele apo ngjyra të ndryshme flokësh, të shkurtër dhe të gjatë.

Përveç këtyre opsioneve të reja neutrale gjinore, iOS 13.2 i Apple ofron gjithashtu emoji për të përfaqësuar të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara, duke përfshirë karaktere me karrige me rrota, gjymtyrë protetike, mjete dëgjimi dhe qen udhëzues.

Shtesa të tjera janë edhe ato nga fusha e mjekësisë apo simbole të tjera nga përditshmëria, qepë, hudhër etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat