Për 5 minuta shiten të gjitha njësitë Galaxy Fold në tregun kinez

Mobile

Për 5 minuta shiten të gjitha njësitë Galaxy Fold në tregun kinez

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:11
Galaxy Fold

Telefoni i parë i palosshëm i Samsung, Galaxy Fold, po garon drejtpërdrejt kundër të parit të Huawei të këtij lloji, Mate X, në tregun kinez.

Krijuesi i telefonit lansoi zyrtarisht Galaxy Fold në Kinë të Premten.

Korea Herald raporton se Kina është vendi i 24-të ku Galaxy Fold del në treg, duke u shitur për 2,293 dollarë.

Për krahasim, Huawei Mate X, i lansuar në 23 tetor, është i aftë për 5G dhe është vetëm rreth 100 dollarë më i shtrenjtë, me çmim prej 2.400 dollarë.

Raporti citon zyrtarët e industrisë të cilët pretendojnë se porosia fillestare që Samsung përgatiti për Kinën është rreth 20,000 njësi.

Zyrtarët e industrisë gjithashtu pohojnë se Samsung shiti tërë stokun e njësive Galaxy Fold në dispozicion. Shitësi kinez Jingdong.com tha që pajisja u shit në dy sekonda, ndërsa Samsung konfirmoi që e gjithë porosia u shit në pesë minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat