Të interesuarit për Pixel 4 duhet të presin disa ditë për çmim më të lirë

Mobile

Të interesuarit për Pixel 4 duhet të presin disa ditë për çmim më të lirë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 19:14
Pixel 4

Pixel 4 dhe Pixel 4 XL janë smartfonët e Google, që nuk janë parë për një kohë, por çmimi i tyre do të jetë shumë më i lirë brenda një kohe të shkurtër.

Bazuar në një dokument të rrjedhur nga Reddit, shihet se Google do t’i lirojë këta telefona për 180 euro, për blerjet nëpërmjet internetit.

Kjo nënkupton se Pixel 4 me 64 GB kushton 543 euro, derisa Pixel 4 Xl me 64GB ka çmim prej 633 eurove.

Në reklamë, nuk tregohet se kur fillojnë shitjet, por se blerjet me lirim do të zgjasin deri më dy dhjetor, që është në ditën e njëjtë me të “Hënën Kibernetike”, apo disa ditë pas të “Premtes së Zezë”, që zhvillohet më 29 nëntor.

Lirim të njëjtë për Pixel 4 dhe Pixel 4 XL, do të ketë edhe në  Best Byu, që do ta lirojë këtë smartfon në të shtunën e fundit të muajit.

Derisa, mund të ketë edhe lirim më të madh në çmim, vetëm se smartfonët janë të bllokuar dhe duhet paguar shtesë, për zhbllokimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat