Po shikoni pornografi në telefonin tuaj? Ja ç’po rrezikoni - Bota Sot
Po shikoni pornografi në telefonin tuaj? Ja ç’po rrezikoni

Mobile

Po shikoni pornografi në telefonin tuaj? Ja ç’po rrezikoni

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Shikimi i filmave pornografikë nga telefoni juaj mund të jetë shumë e rrezikshme.

Smartfoni ose pajisja juaj mund të infektohet me disa aplikacione të cilat përdoren nga sulmuesit kibernetik për të vjedhur të dhëna, të holla dhe të dhëna tjera personale.

Sipas një studimi, të rrezikuar më shumë janë smartfonët me sistem operativ Android, të cilët mbesin të mbyllur dhe nuk mund të hapen më në asnjë mënyrë përveç hakerëve të cilët kanë qasje në të.

Por, jo më pak të rrezikuar janë edhe përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ iOS.

Studiuesit kanë gjetur mbi 100 aplikacione në ueb-faqet e filmave pornografikë të cilat përmbajnë kode për vjedhjen e të dhënave dhe parave.

Megjithatë, kjo nuk do të fillojë menjëherë pasi është në fazat e para të përgatitjes së një sulmi të madh.

Ky sulm sipas komponentëve është në fazat e para dhe mund të ndalet, por nëse nuk punohet në këtë drejtim, sulmi mund të jetë me shumë pasoja.

Studiuesit këshillojnë që të mos shikoni pornografi nga smartfonët për shkak të rrezikut të madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat